Titulli për Stupaczuk-Yanguas dhe Guinart-Virseda. Çfarë feste në Tiranë!

Një mbrëmje e paharrueshme për të mbyllur një javë që – falë afro 20 mijë spektatorëve që u alternuan në tribunat e Sheshit Skënderbej dhe fushave të tjera – do të mbetet në historinë e padelit shqiptar dhe të CUPRA FIP Tour. FIP Platinum i Tiranës kurorëzoi mbretërit dhe mbretëreshat e tij, të shpërblyer mes të tjerëve nga ministri i, Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zëvendësministri Endrit Hoxha dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Padelit, Erjon Keri. Gjatë mbrëmjes, edhe Kryeministri Edi Rama ndoqi finalet. Në kategorinë e meshkujve triumfuan Franco Stupaczuk dhe Mike Yanguas, duke fituar 300 pikë në renditjen FIP, ndërsa te femrat fituan Marina Guinart dhe Veronica Virseda.

MESHKUJT Rruga e jashtëzakonshme e David Gala dhe Enzo Jensen u ndal vetëm në finale (6-4, 4-6, 7-5). Ata ishin surpriza më e madhe e FIP Platinum Albania, pasi eliminuan çiftet e renditura si numri 2 (Nieto/Sanz), numri 7 (Ruiz/Esbri) dhe numri 4 (Di Nenno/Bautista). Dy lojtarët e lindur në vitin 2006, megjithatë, nuk mundën t’u rezistonin favoritëve kryesorë të turneut, Franco Stupaczuk dhe Mike Yanguas, të cilët pas finales së humbur në Premier Padel P2 të Newgiza-s fituan titullin e tyre të parë të sezonit.

Seti i parë u vendos nga një “break” në lojën e tretë. Në setin e dytë, Gala dhe Jensen morën avantazhin e parë me një “break”, ndërsa Stupaczuk dhe Yanguas rikuperuan në rezultatin 4-3. Një goditje magjike e Gala-s i dha dy mundësi për setin çiftit më të ri, të cilët shfrytëzuan të parën pas një gabimi në vole nga Yanguas. Në setin vendimtar, një “break” në lojën e tretë i kaloi sërish përpara favoritët. Gala dhe Jensen barazuan në 4-4, por numrat 1 realizuan shkëputjen përfundimtare dhe fituan ndeshjen.
“Faleminderit Shqipërisë për mikpritjen gjatë kësaj jave,” – tha Stupaczuk. “Objektivi ynë ishte të fitonim turneun dhe ia dolëm. Jemi shumë të kënaqur dhe duam të shkojmë me besim të madh javën e ardhshme në Romë.”“Njerëzit këtu kanë qenë të jashtëzakonshëm,” – shtoi Yanguas. “Jemi shumë të lumtur për këtë titull të parë të sezonit. Dua të falënderoj organizatorët, stafin dhe të gjithë të përfshirët, sepse kanë bërë një punë të shkëlqyer. Mendoj se padeli do të vazhdojë të rritet edhe më shumë në Shqipëri.”

FEMRAT Nëse te meshkujt fituan favoritët numër 1, te femrat triumfuan çifti i renditur numër 2. Edhe për Marina Guinart dhe Veronica Virseda ky ishte titulli i parë i vitit 2026, i ardhur falë fitores 7-5, 6-1 ndaj Ale Salazar dhe Ale Alonso, në një finale me dy pamje të ndryshme. Seti i parë ishte shumë i ekuilibruar dhe u vendos nga një “break” në fund, ndërsa në të dytin Guinart dhe Virseda dominuan plotësisht. Një gabim në vole nga Alonso vulosi ndeshjen dhe titullin. “Dua t’ju falënderoj të gjithëve që erdhët,” – tha Virseda. “Ka qenë një javë fantastike dhe të shihje çdo ditë njerëz me buzëqeshje në fytyrë ishte e pabesueshme. Sinqerisht, nuk mund ta besonim. Kundërshtaret tona ishin përgatitur shumë mirë taktikisht, por ne nuk reshtëm kurrë së luftuari dhe ky është identiteti ynë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, sepse besoj se do të na sjellë ende shumë kënaqësi.” “Ne luftojmë e besojmë gjithmonë, dhe kjo është bukuria e këtij sporti,” – vazhdoi Guinart. “Po luajmë kundër kundërshtareve të jashtëzakonshme, ndaj jemi shumë të lumtura që arritëm të fitojmë sërish. Tani është koha të pushojmë të paktën një ditë, sepse nesër do të fluturojmë drejt Romës.”

Nga FIP Platinum Albania te BNL Italy Major Premier Padel, nga një skenë ikonike si Sheshi Skënderbej në një tjetër ikonë si Foro Italico. Kjo është bukuria e padelit.

Më shumë lajme

Numrat e FIP Platinum Albania: gati 20 mijë spektatorë në një javë në Sheshin Skënderbej, sukses i madh në rrjetet sociale dhe në web. Sonte finalja e madhe

Mëso më shumë >> May 30, 2026

Alonso, ditëlindje e veçantë: sërish në finale me Salazar. Stupa-Yanguas kundër Gala-Jensen te meshkujt

Mëso më shumë >> May 29, 2026

Nga Stupaczuk te yjet e tjerë, të gjithë janë të dashuruar me Tiranën: “Faleminderit Shqipëri, po na bëni të ndihemi si në shtëpi”

Mëso më shumë >> May 29, 2026

Repeat the Energy’, të shtunën pas finaleve eventi përmbyllës i FIP Platinum Albania: kërcim, muzika e DJ Aldo dhe Padel në Sheshin Skënderbej

Mëso më shumë >> May 29, 2026

Ja çiftet gjysmëfinaliste: Gala-Jensen, Arroyo-Arce dhe Rodriguez-Dal Pozzo duan të vazhdojnë surprizat

Mëso më shumë >> May 28, 2026

Gala dhe Jensen, një tjetër përmbysje për të fluturuar drejt gjysmëfinales. Fitojnë edhe Di Nenno-Bautista, Salazar-Alonso dhe Osoro-Iglesias

Mëso më shumë >> May 28, 2026